Prej disa vitesh varfëria bashkëjeton me familjen Zekaj, e si për të mos mjaftuar asnjëri nga bashkëshortët nuk janë të aftë për të punuar.

E zonja e shtëpisë File Zeka u bënë disa kohë që vuan nga sëmundja e epilepsisë e kjo e ka bërë që ajo të mos dalë dot askund e pashoqëruar. Meraku më i mad hi Files janë vajza dhe djai i saj të moshës dhjetë dhe tetë vjeçarë pasi ata janë të vegjël dhe nuk e kuptojnë situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhen.

Mjaft i prekur emocionalisht është edhe Viktor Zekaj kryetari i kësaj familjeje ku prej tetë vitesh ato jetonë në zonën e quajtur tek varrezat e dëshmorëve.

Edhe ai vetë nuk del dot të punojë për të siguruar jetësën për shkak se hera herës ai nuk ngrihet dot në këmbë. Apeli që familja Zekaj bën ndaj shtetit apo edhe qytearëve që kanë dëshirë ti ndihmojnë është vetëm që dy fëmojët e tire të mos ndihen të veçuar nga fëmijët e tjerë për shkak vështirësive ekonomike.

 

( Për të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë familjen Zekaj nr kontakti 0693661834  )

Artikulli paraprakPROVAT GJENERALE TË SHFAQJES “TARTUFI”
Artikulli tjetërVIJON SHPËRNDARJA E TEKSTEVE SHKOLLORE