Vatër e re zjarri në malin e Kreshpanit në Cakran

Vatër e re zjarri në pyllin me pisha të Kreshpanit në Cakran të Fierit. Reparti zjarrëfikës ndodhet në vendngjarje dhe po punon për lokalizimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit. Mësohet se terreni i vështirë bën të pamundur depërtimin e mjetve dhe po punohet me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve të cilat të favorizuara dhe nga era e fortë po përhapen me shpejtësi. Mbrëmjen e së hënës në Kreshman u dogjën rreth 6 hektarë pyje me pisha dhe shkurre.

Artikulli paraprakGODITEN KLANET E MAFIAS. NDRANGETA, GJYKATË PËR GABIMET E ANËTARËVE
Artikulli tjetër650 MIJË € DROGË ,ARRESTOHEN ANETARET E GRUPIT ,MES TYRE 1 SHQIPTAR.