Për herë të parë në Vau Dejes themelohet Forumi Rinor i Partisë Demokratike ku në krye të saj zgjidhet Marin Tuku. Kreu i ri i FRPD në Vau Dejës vlerësoi rolin e besuar nga të rinjtë dhe beson se të rinjtë demokratë atje do të dinë të japin shembullin e tyre

Në mbledhjen e themelimit të Forumit Rinor të PD në Vau Dejës ishte i pranishëm kreu i përgjithshëm i FRPD Belind Këlliçi i cili tha se të rinjtë do të mbështeten nga PD në mënyrë që ata të mos largohen nga Shqipëria

Të rinjtë demokrat në Vau Dejës, disa prej tyre janë të punësuar ndërsa presin që numri i tyre të shtohet edhe më shumë në të ardhmen duke i dhënë mundësinë të gjithëve.

Artikulli paraprakPRONËSIA KOSMAÇ, ZEF HILA TAKIM ME BANORËT
Artikulli tjetërKRYEMADHI – GJONAJ , SHANTAZHE DHE AKUZA