Në prag të festave të fundvitit në shkollën fillore të Bushatit në bashkinë Vau Dejës u zhvillua një aktivitet artistiko-kulturor por u shpërndanë edhe disa dhurata për nxënësit më të mirë të shkollës. Nxënësit sollën një atsmoferë ndryshe me pjesët artistike

Drejtorja e shkollës fillore të Bushatit Lindita Skuka tregon se në atë shkollë mësuan në pak ditë fëmijët e ardhur nga zonat e prekura nga tërmeti ndërsa Ermir Shimaj i cili propozoi zhvillimin e këtij aktiviteti dhe shpërndarjen e dhuratave uruan nxënësit dhe dhanë disa mesazhe për ta

Kryetari i bashkisë Vau Dejës Mark Babani mori pjesë në këtë festë duke thënë se angazhimi i bashkisë do të jetë maksimal për shkollat dhe nxënësit e Vau Dejësit.
Nxënësit u argëtuan dhe treguan vlerat e tyre në një aktivitet ndryshe në shkollën fillore të Bushatit në bashkinë Vau Dejës si një mbështetje dhe nxitje që të nesërmen të jenë qytetarë të denjë.

Artikulli paraprakSTUDIO E HAPUR – 20.12.2019
Artikulli tjetërISH-ZONA INDUSTRIALE “PENG” I BANORËVE DHE INSTITUCIONEVE