Një koncert festiv është organizuar në qendër të Vau Dejësit nga agjencia e spektakleve Buna 1 dhe Buna 2 në bashkëpunim me bashkinë Vau Dejës. Disa prej këngëtarëve më të mirë performuan live përpara të pranishmëve

Ky koncert u zhvillua në kuadër të 3-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës. Famullitari i Vau Dejësit dom Mark Shtjefni dha mesazhin e tij duke lexuar fjalët e Nënë Terezës
Kryebashkiaku i Vau Dejësit Mark Babani tha se do të jenë afër të varfërve dhe shtresave të tjera në nevojë

Koncerti ka zgjatur për disa orë me radhë duke bërë që të pranishmit të argëtohen me disa prej artistëve të mirë të Shkodrës por edhe më gjërë.

Artikulli paraprakVAU DEJËS, DOM SIMON KULLI: T’I PËRNGJAJMË NËNË TEREZËS
Artikulli tjetërIZOLOHET PAS TRE DITËSH ZJARRI NË MALIN E VELIPOJËS