Katedralja e Vau Dejesit mirepriti koncertin e pervitshem te krishtlindjeve qe zhvillohet edhe ne kuader te dites boterore per te varferit. Ne nje mbremje ndryshe ne kete koncert me muzike kishtare besimtaret e pranishem shijuan koncertin e artisteve.

I Pranishem ishte edhe Nunci Apostolik ne Shqiperi Luiggi Bonnazi i cili dha nje mesazh duke thene se ne kohe krishtlindjesh secili duhet te vishet me petkun e Zotit.

Arqipeshkevi i dioqezes se Sapes monsinjor Simon Kulli u shpreh se shoqeria jone ka nevoje per te tilla koncerte dhe jo per ato koncerte qe demtojne shoqerine.

Kryetari i bashkise Vau Dejes Mark Babani uroi festat.

Perveç korit ne kete koncert ne katedralen e Vau Dejesit ne prag te krishtlindjeve moren pjese edhe artistja Rajmonda Marku dhe artisti i vogel Nikolle Prenga.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, DEMOKRATËT PËRKUJTOJNË TË NDARË 13 DHJETORIN
Artikulli tjetërBERISHA IU FLET MEDIAVE NGA SELIA E PD: KJO KONFERENCË MË E VEÇANTA