Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë.

Më datë 05.05.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Vaut të Dejës, gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatin Karmë, në vendin e quajtur “pylli poshtë Fronterës së dheut”, u gjetën dhe u asgjësuan 46 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, të kultivuara në një parcelë me gjatësi 30 – 40 cm. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi: Prek Mhilli, 51 vjeç, banues në fshatin Naraç, Vau i Dejës, i dyshuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” e parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Gjithashtu ndiqen në gjendje të lirë shtetasit: Alfred Mark Ndrekaj, i datëlindjes, 02.05.1988, banues në fshatin Karmë, me detyrë Kryeplak i fshatit Karmë, për veprën penale të “Moskallëzim i krimit” e parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal. Paulin Mark Pylla, 38 vjeç, banues në Vau i Dejës, me detyrë Inspektor i Shërbimit Pyjor, në Bashkinë Vau i Dejës, për veprën penale të “Moskallëzim i krimit” e parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakRAMA: LULËZIM, FITORE TË TILLA PAÇ NGAHERA!
Artikulli tjetërKËNGËTARJA SHQIPTARE DHUNON NËNËN, GJYKATA E DËNON ME 6 MUAJ BURG