Kjo është kërkesa e nxënësve të shkollës 9-vjeçare Don Martin Trushi në fshatin Stajkë të bashkisë Vau Dejës. Nxënësit kanë bojkotuar procesin mësimor për dy orë gjatë ditës së sotme.

Kjo shkollë është ndërtuar një vit më parë dhe ka sistemin me kaldajë me naftë por sipas nxënësve dhe prindërve nuk vihet në funksion.

Gjatë bojkotit drejtorja e shkollës Violeta Malaj tentoi që t’i bind nxënësit për t’u futur në mësim por nuk pranuan.

Drejtorja e shkollës Malaj sqaroi se kaldaja nuk vihet në funksion për shkak se automati është me një fazë dhe duhet tre fazor për ta përballuar ngarkesën e kaldajës.

OSHEE ka marrë përsipër ta ndërrojë automatin por sipas drejtores më parë bashkia Vau Dejës duhet të paguaj një faturë prej rreth 250 mijë lekësh të vjetër që nuk është paguar ende.

Këshilli i prindërve të shkollës por edhe prindër dhe nxënës të tjerë firmosën një peticion duke kërkuar zgjidhjen e problemit të ngrohjes.

Këtë peticion e kanë bërë edhe në nëntor të vitit të kaluar por që atëherë nuk kanë marrë përgjigje duke bojkotuar tashmë procesin mësimor derisa të zgjidhet kjo çështje.

Artikulli paraprakSHKODËR, REKTORI PRANON KËRKESËN E STUDENTËVE
Artikulli tjetërSHKODËR, STUDENTËT KËRKOJNË SHTYRJEN E RIPROVIMEVE