Në vitin 2018 qeveria e shpalli përfundimisht të fituar luftën me kanabisin. Pak kohë më parë Ministri Lleshaj deklaroi përpara drejuesve të lartë të policisë se “Çdo bimë që kapet para datës 15 qershor është detyrë e juaja, çdo gjë që kapet pas datës 15 qershor është përgjegjësia juaj,”. Raporti i Komisionit Europian gjithashtu e konsideronte si sukses luftën e qeverisë ndaj kanabisit duke deklaruar se tani në Shqipëri nuk mbillet më kanabis.

Megjithatë faktet e të dhënave zyrtare tregojnë se ka një tendencë për kultivim masiv në disa zona të vendit. Nga fillimi i vitit 2019, me gjithë motin e papërshtatshëm për kultivim, policia ka evidentuar 14 raste të prodhimit të kanabisit. Sipas të dhënave zyrtare në periudhën Janar – Maj, janë asgjesuar 12.186 kubikë të kultivuar me fara kanabisi. Zonat më problematike ku janë konstatuar edhe rastet janë Lezha, Shkodra, Vlora, Tepelena, Kruja dhe Librazhdi.

Edhe këtë vit territori shqiptar dhe veçanërisht zonat e thella do të monitorohen nga ajri nga një avion i Guarda Di Financas italiane. Por mesa duket kultivimi i bimës tani po zhvillohet në kushte të tjera, brenda serave, në garazhde dhe duke përdorur kubikët. Pra monitorimi nga ajri nuk mund të na japë një panoramë të qartë mbi situatën e këtij fenomeni.

Nga ana tjetër policia zhvilluar deri tani rreth 44 mijë kontrolle e rikontrolle të mjediseve të cilësuara me risk, si sera, tunele, depo, ish godina e reparte ushtarake, por edhe në tokë të hapur.

Artikulli paraprakSHQIPTARI RREH BABAIN, AVIONI BËN ULJE EMERGJENTE
Artikulli tjetërNDODHËN PËR HERË TË PARË, KËTO NGJARJE U FUTËN NË HISTORI