Ura e vjetër e Bunës vazhdon që të jetë pre e keqbërësve. Një urë me vlera të mëdha ka mbetur të përdoret vetëm për peshkatarët të cilët shfrytëzojnë mundësinë e peshkimit.

Pamjet në urën e vletër të Bunës janë të trishta sepse lë shumë për të dëshiruar thuajse në çdo pjesë të saj. Në vend që të mirëmbahet dhe ruhet, është amortizuar së tepërmi. Shpesh herë kryesisht gjatë orëve të natës është edhe një rrezik për kalimtarët sepse në të ndodhen gropa që kanë ardhur si shkak i harresës për të vënë dorë njëherë e mirë. Kjo nuk janë të vetmet probleme sepse një pjesë e madhe e elementëve të hekurit të cilat kishin vlera historike e kulturore janë vjedhur nga persona të paidentifikuar asnjë herë për t’u tregtuar më pas për skrap. Kjo histori vijon prej vitesh dhe ende edhe në ditët e sotme. Nismat për të vënë roje apo për ta mbikqyrur bashkë me thirrjet sensibilizuese për të mos e dëmtuar kanë dështuar. Dërrasat edhe pse në disa raste vendosen të reja sërish amortizohen dhe kthehen në një rrezik për kalimtarët e thjeshtë. Edhe pse një shqetësim për qytetarët e Shkodrës ende nuk ka asnjë masë serioze për ta shpëtuar urën e vjetër të Bunës nga këto problematika. Të gjendur përballë këtij fakti të shëmtuar ndaj këtij monumenti të rëndësishëm askush nuk reagon për të nxjerrë fajtorët apo përgjegjësit. Në institucionet e Shkodrës qartazi duket se ka një neglizhencë ndaj urës së vjetër të Bunës, një prej veprave me të cilën shkodranët krenohen kudo. Rivitalizimi mbetet një detyrë shtëpie për këdo!

Artikulli paraprak446 MATURANTË DO TË HYJNË NË PROVIMET ME ZGJEDHJE
Artikulli tjetërDËNIMI PËR DHUNËN NDAJ KAFSHËVE, QYTETARËT MBËSHTESIN NISMËN