Ish-portieri i Kombëtares, Sulejman Maliqati ndërroi jetë në moshën 94-vjeçare. Të shumtë kanë qenë ata që i kanë shprehur ngushëllime familjes, teksa edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka bërë një postim në rrjetet sociale.

“Futbolli shqiptar humbi sot një nga legjendat më të mëdha të historisë së tij. I madhi Sulejman Maliqati është ndarë sot nga jeta në moshën 94-vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të pasur e të çmuar për të gjithë futbolldashësit. Ish-portieri i famshëm i Kombëtares në vitet 1950-1964, Maliqati ishte një ikonë e padiskutueshme dhe një shembull frymëzimi për gjenerata të tërë sportistësh.

Përveçse i dekoruar me titujt më të lartë shtetëror dhe me shumë trofe të fituar në fushë, Maliqati ka qenë edhe njeri i shkëlqyer, një mik i mirë dhe një personalitet i rrallë e me shumë vlera në jetën shoqërore me kontribute të mëdha veçanërisht në botën e futbollit.
U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve e miqve të tij. Emri i tij ka zënë vend tashmë në panteonin e më të mëdhenjve të historisë së futbollit shqiptar.
U prehsh në paqe Sul Maliqati!” – Shkruan Duka.

Artikulli paraprakSPORTI NË ZI, NDËRRON JETË LEGJENDA E PORTËS SHQIPTARE
Artikulli tjetërMETA I SHPREH NGUSHËLLIME FAMILJES MALIQATI: DO TA KUJTOJMË GJITHMONË, HYRI NË HISTORINË E SPORTIT TONË SI MBUROJA E PAKALUESHME E PORTËS