Në Egjipt është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në nivelin më të lartë, pas vdekjes së ish presidentit Mohamed Morsi, kjo për shkak të frikës nga demostratat masive.

Në rrugët e Kajros bien në sy forca të armatosura dhe trupa të policisë me automjete të blinduara.

Në vend nuk janë të paktë ata që mendojnë se Mohamed Morsi është vrarë. Dyshime të tilla kanë rritur edhe më shumë tensionet. Frika nga sulmet terroriste në ditët e ardhshme qëndron pezull.

Sipas burimeve të Vëllazërisë Myslimane, Morsi është varrosur tashmë në varrezat e ish krerëve të Vëllazërisë në periferi të Kajros.

Artikulli paraprakVRAU BABE E BIR DHE KA FRIKË TË KTHEHET NË ATDHE, PO ZVICRA E DËBON
Artikulli tjetërPROTESTA E OPOZITËS, AMBASADA E SHBA PARALAJMËRON QYTETARËT TRE DITË PARA: EVITONI VENDET E GRUMBULLIMIT