Me qirinj në duar dhe mesazhe kundër politikave menaxhuese të Bashkisë Shkodër, shoqëria civile protestoi të shtunën për humbjen e jetës së punonjësit të ndërmarrjes së Ujësjellës-kanalizimeve 1 ditë më parë.

Ata shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj bashkisë duke e quajtur cinik dhe të papërgjegjshëm faktin se askush nuk merr përgjegjësitë që i takojnë për humbjen e jetës së Kleotos Çelikut.

Një ditë më parë në lagjen Partizani të Shkodrës humbi jetën punonjësi i ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizime në Shkodër Kleotos Çeliku teksa po pastronte një pusetë të ujërave të zeza.

Shkak dyshohet të jetë bërë asfiksimi si pasojë e mungesës së oksigjenit, ndërsa policia po vijon hetimet për rastin. Qytetarët e Shkodrës kanë lajmëruar gjithashtu se do të vijojnë protestat edhe në orët e mbrëmjes para godinës së Bashkisë Shkodër.

Artikulli paraprakTË TJERA VATRA ZJARRI SHFAQEN NË TË GJITHË VENDIN
Artikulli tjetërPANIK NË SHKODËR, TRE TË PLAGOSUR