Kur ka kaluar 1 vit nga vdekja e të riut nga Lezha Pëllumb Marnikollaj nga dhuna policore në Greqi, ngjarja vijon të mbetet ende pa autor.

Në një intervistë për mediat, babai i të ndjerit Nikollë Marnikollaj thotë se hetimet po zvarriten qëllimisht, por shpreson se një ditë ngjarja do të zbardhet dhe përgjegjësit do të vendosen përpara drejtësisë. Nikollë Marnikollaj: “Policia me çdo kusht kërkon të fshehë rastin e djalit tonë, që e kanë bërë vetë këtë ngjarje kriminale. Por nuk do ta fshehin kurrë sepse ne po e ndjekim cdo moment dhe duke pasur besim edhe tek drejtësia do të zbardhet e vërteta, por po vonon”

Marnikollaj shpreh rezerva ndaj atuoriteteve shqiptare që sipas tij nuk kanë asistuar në zbardhjen e ngjarjes, ndërsa thotë se do ti shkojë kësaj çështje deri në fund. Nikollë Marnikollaj: “Ne i kemi bërë thirrje edhe shtetit edhe dikastereve të tjera për të na ndihmuar në zbardhjen e të vërtetës, ose për të ndërhyrë në autoritetet greke që ta zbardhin të vërtetën, por shteti po neglizhon dhe ne nuk e kuptojmë arsyen pse shteti nuk kërkon për këto raste, sepse janë disa raste që policia po i vret djemtë tanë .” Pëllumb Marnikollaj humbi jetën në ambientet e një rajoni policie në Greqi në 3 gusht 2016. Pas ekspertizës në trupin e të riut u konstatuan shenja dhune.

Artikulli paraprakZJARRET, DHJETRA HEKTARE PYJE DIGJEN NE TE GJITHE VENDIN
Artikulli tjetërMURIQAN, BIE FLUKSI “KUFIRI” ME PROCEDURE TE PERSHPEJTUAR