Aktori, i cili njihet më së miri për rolin e tij në filmin “The Godfather”, Carmine Caridi, ka vdekur në moshën 85-vjeçare.

Miku i tij, aktori dhe regjisori Chazz Palminteri, e konfirmoi lajmin për TMZ. Është ende e paqartë se çfarë e shkaktoi krizën shëndetësore të artistit.

Carmine ishte një aktor televiziv, i cili luajti në shfaqje të mëdha, si “Starsky dhe Hutch”, “Taxi”, “Fame” dhe “Simon & Simon”.

Ai ishte kthyer në “The Godfather III”, por në një rol tjetër, në atë të Albert Volpe.Në përgjithësi, Carmine numëron më shumë se 100 role në gjashtë dekada në fushën e artit.

Artikulli paraprakMAKINA PËRPLAS NJË PERSON ME BIÇIKLETË
Artikulli tjetërGATI PËR PUBLIKIM, 4 HISTORI TË REJA TË HARRY POTTER