Bosi grek i kokainës vdes në aksident, organizata me shqiptarë

Bosi i një organizate që merrej me trafikun e kokainës dhe kanabisit në Larisa është aksidentuar gjatë mëngjesit të djeshëm (10 tetor) duke gjetur vdekjen. Menjëherë, policia ka shkaur në vendin e ngjarjes ku pjesëtarët e tjerë të mjetit u përpoqën të largoheshin. Policia ushtroi kontroll në automjet duke gjetur një sasi të konsiderueshme droge. Më pas, operacioni vazhdoi duke goditur organizatën me 7 anëtarë, dy prej të cilëve shqiptarë të moshës, 31 dhe 35 vjeç. Pjesë e bandës ishte edhe një i ri bullgar, ndërsa të tjerët ishin shtetas grekë. Organizata ishte aktive në lëvizjen e sasive të mëdha të drogës në zonën e Larisas. Më konkretisht, polici ka gjetur një sasi kokaine prej 4782.7 gram, 530 euro si dhe dy telefona celularë dhe një kartë SIM. Operacioni vijoi me arrestimin e 6 anëtarëve të bandës, e cila drejtohej nga 31 vjeçari grek që humbi jetën në aksident në autostradën Janinë-Artë. Policia vijoi kontrollet në shtëpitë e të arrestuarve, si dhe në hapësira të tjera të përdorura nga anëtarët e organizatës si parkingje, duke gjetur sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike. Nga aksioni, u sekuestruar rreth 5.6 kg kokainë, 23 kg kanabis të papërpunuar, shishe me pluhur me përbërje të panjohur, 5 peshore elektronike, 430 dollarë amerikanë, thika, një dron fluturues, katër makina, dy motoçikleta, etj. Të arrestuarit do të dalin përpara Prokurorisë në Larisa, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për të identifikuar dhe arrestuar anëtarë të tjerë të organizatës apo bashkëpunëtorë të panjohur deri më tani nga ana e policisë.

Artikulli paraprakDOSJA FRROKU,SHTYHET SEANCA,MUNGON DESHMITARI TOM DOSHI
Artikulli tjetërNDRYSHIMET NE KODIN RRUGOR,CELULARI TE HEQ PATENTEN