Plagos me armë të ftohtë (thikë) punonjësin e OSHEE-së, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Më datë 11.08.2016 rreth orës 19:35 , në fshatin Oblikë ka ndodhur një plagosje me armë të ftohtë me thikë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore që kanë konstatuar se shtetasi Martin Zefi, 54 vjeç, banues në Oblikë Shkodër ka plagosur me armë të ftohtë ( thikë) shtetasin Z.V. 44 vjeç, banues në Muriqan Shkodër (punonjës i OSHEE-së). I dëmtuari shtetasi Z.V. është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmën e nevojshme mjekësorë ku aty fatkeqsisht ka ndërruar jetë. Falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar shtetasit Martin Zefi. Materialet do të referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakMOSKA NUK U JEP VIZA KOSOVARËVE “TË KUQ”
Artikulli tjetërPUKË, ARRESTOHET NJË SHTETAS PËR KANABIS