Familjarët e Artur Zhupës, 50-vjecarit i cili ndërroi jetë në paraburgimin e Bënçës në Tepelenë më datë 30 prill të këtij viti, ngrenë dyshime forta për vdekjen e tij.

Zhupaj ndodhej në paraburgim prej 27 korrikut të vitit të kaluar me akuzat e përndjekjes dhe tentativës së grabitjes së një karburanti. 50-vjeçari ishte në pritje për të dalë në gjyq, ku shpresohej se do të lirohej me kusht.

E ëma e Arturit, Lule Zhupa, rrëfen momentin e arrestimit të të birit të saj të ndjerë, që sipas saj e trajtuan si kriminel.

“E kanë arrestuar kot së koti. Erdhi policia, e morën si kriminel, jo sikur nuk kishte bërë gjë. I vete i them Arturit: Policia. Po pse ka ardhur policia more djalë? Ta hap derën? Hape-hape më thotë Arturi se kanë ardhur për mu”, tregon nëna Arturit.

Gëzim Zhupa thotë se vëllai i tij, Arturi, vuante nga zemra. Megjithatë, shkaku i vdekjes së tij, për Gëzimin është mjaft i dyshimtë pasi ka një kontradiktë mes eksperizës mjeko-ligjore dhe asaj që i është thënë nga autoritetet e burgut.

Në kartelën e vdekjes, mjeku ligjor ka shkruar se vdekja e Artur Zhupës ka ardhur për shkaqe të panjohura, ndërkohë që autoritetet e burgut të Bëncës, i kanë informuar familjarët e të ndjerit se Artur Zhupa pësoi “Infarkt Akut” dhe ndërroi jetë.

“Ne kërkojmë që të gjitha vizitat mjekësore, a ja kanë bërë të gjitha ilaçet përpara se me i ra infarkt. Them se doktorët dhe infermierët çfarë mund të ketë në spitalin e Bënçës, nga e kanë kuptuar se i ka rënë infarkt, mund të bie dhe unë në tokë dhe të them më ra infarkt nga kuptohet?

Në një kohë që aty nuk ka as kardiolog asnjë gjë. Mund të ishte me një sëmundje ngjitëse dhe të infektojë të gjithë burgun nuk do të vizitohej dhe pastaj të hynte. Aty pothuajse nuk ka mjek fare, mjeku vjen një herë në javë”, thotë, vëllai i të ndjerit.

Arrestimi i Zhupës u bë pas kallëzimit në polici nga ish-e dashura e tij. Sipas saj Arturi e përndiqte, ndërsa me automjetin e saj ai ka tentuar të grabisë një karburant.

Artikulli paraprakGJYKATA LË NË BURG 16 VJEÇARIN QË SHANTAZHOI ADOLESHENTEN DUKE E ÇUAR NË VETËVRASJE
Artikulli tjetërISH-KREU I KOMUNËS SË KASHARIT NGA BURGU NË DETYRIM PARAQITJE, NDËRTUESI NË ARREST SHTËPIE