Veleçiku ka arritur një barazim mjaft të vlefshëm ndaj Burrelit në një ndeshje që edhe mund ta kishte humbur.

Edhe pse ky takim u luajt në Shkodër në fushën sportive “Reshit Rusi” miqtë nga Burreli shënuan të parët duke udhëhequr deri në fund ndeshjen me golin e shënuar nga Beci në minutën e 73 pas një përgjumje të mbrojtjes koplikase.

Kur pritej të mbyllej takimi është Toma për Veleçikun ai i cili shpëton skuadrën nga humbja duke realizuar golin e barazimit në minutën e 90’. Për trajnerin e Veleçikut Besnik Duli skuadra në këtë përballje u ndëshkua nga gabimi i vetëm që bëri mbrojtja në 90 minuta ndërsa thotë se barazimi erdhi edhe nga fati për ekipin e tij.

Trajneri i Burrelit Alert Alcani thotë se skuadra e tij me pak më shumë kujdes mund të dilte me tri pikë nga kjo përballje me Veleçikun.

Pas 8 javësh të luajtura në Kategorinë e Parë të futbollit Veleçiku është në vendin e 6-të me 10 pikë ndërsa Burreli në vendin e parafundit me 8 pikë.

Një barazim 1-1 ka marrë edhe Tërbuni i Pukës ndaj Shkumbinit duke bërë që pukjanët të jenë në vend të 7 me 10 pikë po aq sa Veleçiku dhe peqinasit në vendin e 8-të me 9 pike.

Artikulli paraprakNUK I MBËSHTETI POR ADEMI I BËN URIM FORMAL VLLAZNISË BOKS
Artikulli tjetërADA-KAMZA 4-2, FITORE SHPRESË E VELIPOJAKËVE