Në vijim të turit “Tirana – 2 vjet zgjuar”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi sot një takim me banorët e njësisë Nr 10, ku bëri një bilanc të punëve që janë kryer në këto dy vite në këtë zonë Kreu i Bashkisë deklaroi se këto investime janë realizuar falë vullnetit të treguar për punë si dhe mbështetjes që ka dhënë Kryeministri Edi Rama për transformimin e qytetit dhe u kërkoi qytetarëve që të bëjnë zgjedhjen e duhur për të ardhmen në mënyrë që investimet të ruhen dhe të mos shkatërrohen.

“Mos ia bëni llogaritë Lulit. Mendoni se do ngelet pa gjë…?! Jo mo, ai hollandez është, shpi andej, katandinë e ka andej. Po paret i ka mullar. Po nuk e votoi Tirana, ai ka një plan B. Ne nuk kemi një plan B, ne një plan kemi, quhet Tiranë. Ai e ka edhe një plan të dytë”, tha Veliaj.

Artikulli paraprakBASHA SULMON METËN: LSI PAS ZGJEDHJEVE DO TË FALIMENTOJË
Artikulli tjetërVASILI I PËRGJIGJET BASHËS: PËRBALLEMI KU TË DUASH