Në prag të celjes së sezonit turistik njësia administrative Velipojë është duke vijuar punën për pastrimin e plazhit dhe qëndrës së tij. Punonjësit e mirëmbajtjes kanë nisur punën prej disa ditësh në qëndër të plazhit duke kryer pastrimin nga bimësia dhe duke bërë krasitjen e barit me anë të makinerive.

Ndërkohë disa prej subjekteve tregtare vendase qëndrojnë të hapura sin ë dimër ashtu edhe në verë. Ndërsa pronarët e njësive tregtare nga shkodra po bëhen gati për të hapur subjektet e tyre. Në qëndër të plazhit të Velipojës , bashkia shkodër ka ndërtuar një treg me afro 20 vende i cili do të vihet në fuksion të shitëve ambulant.

Ndërkohë pushuesit e parë kanë nisur që të shfaqen ne Velipojë e s’kishte si të ndoshte ndryshe që të parët që vizitojnë këtë pikë turistike janë kosovarët. Muhamet Pozhegu është nga Gjakova dhe ka 15 vite që e frekuenton rregullisht këtë plazh.

Ai vlerëson klimën e kësaj zone dhe për të sezoni nis që nga gjysma e majit e deri në fillimin e korrikut

Ndërkohë ai vë në duke mungesën e ujit të pijshëm dhe mungesën e infrastrukturës

Edhe pse kanë mbetur vetëm pak ditë nga hapja e sezonit turistik në Velipojë, papastërtitë në këtë njësi administrative vijon të mbetet alarmante.

Kësaj pike turistike mjaft të këndshme ia prish imazhin këto mbetje të përhapura në qëndër të plazhit të cilave i bashkohen edhe kabinat e vjetra të plazhit të cilat janë ndërtuar vite më parë nga shteti I asaj kohe ndërsa tani sic mund të shikohet përmes pamjeve gjendja e tyre është si mos më keq.

Megjithatë edhe këtë sezon veror mbi 100 mijë turistë mendohet se do ta vizitojnë Velipojën gjatë gjithë sezonit. Një problematikë e shfaqur ndër vite në këtë bregdet është mungesa e hapësirave publike në plazh, gjë për të cilën është angazhuar Bashkia Shkodër

.Tashmë bashkia për punë ditësh pritet të hapë sezonin turistik për të cilin ishte përcaktuar gjysma e muajit Maj por për arsye të motit kjo datë u shty.

Artikulli paraprakROMËT, TË PALODHURIT QË NA “MBROJNË” NGA DIELLI
Artikulli tjetërSHKODËR, VEPRIMTARIA “IRAKU HISTORIK DJE DHE SOT”