Një ngjarje është regjistruar pasditen e sotme në plazhin e Velipojë.

Një vajzë rreth 18 vjeç është gjetur pa jetë në det nga një peshkatar në Vilu.

Ndërkohë policia është nisur drejt vendngjarjes dhe po punon për identifikimin e viktimës.

Do të jetë ekspertiza ajo që do të hedhë dritë shkaqet e vdekjes së 18-vjeçares nëse është mbytur ditën e sotme apo prej ditësh.

Sipas të dhënave të para nuk ka denoncim nga familjarë deri më tani për humbjen e ndonjë personi.

Artikulli paraprakSOT GJYSMËFINALJA E DYTË E CHAMPIONS LEAGUE, FURIA BAVAREZE PËRBALLË ‘SURPRIZËS’ LYON
Artikulli tjetërMETA PËR BJELLORUSINË: MBËSHTES QËNDRIMIN E BE PËR TË MOS NJOHUR ZGJEDHJET. SI NË TË GJITHA VENDET NËN REGJIM AUTOKRATIK, QYTETARËT MERITOJNË TË SHPREHIN VERDIKTIN E TYRE