Çmimet më të larta këtë vit në plazhin e Velipojës kanë bërë që shumë pushues të zgjedhin ato pak plazhe publike që kanë mbetur duke vendosur çadrat e tyre. Në këtë mënyrë kursejnë disa para duke mos paguar shezllonet të cilat këtë vit kanë një çmim më të shtrenjtë. Pushuesit, kryesisht shqiptar të Kosovës tregojnë se edhe çmimet e hoteleve, restoranteve bashkë me ushqimet janë rritur ndjeshëm.

Disa pushues të tjerë kanë zgjedhur ofertat e lira përmes agjencive turistike ndërsa tregojnë se zënia e hapësirave publike në plazhin e Velipojës është shqetësues për shumë pushues të tjerë.

Fillimisht bashkia Shkodër përcaktoi disa plazhe publike në Velipojë por brenda pak ditësh disa prej tabelave u hoqën nga persona të paidentifikuar si dhe ato zona që duhej të ishin të lirë janë zënë me shezllone në disa pjesë. Hapësirat publike në Velipojë janë të pakta dhe pjesa më e madhe e pushuesve duhet që të paguajnë çmimet më të larta të shezlloneve.

 

Artikulli paraprak“ME FIRMËN E TË MOSHUARËS QË KISHTE NDËRRUAR JETË, TRANSAKSIONE 5-6 MLN EURO”, META: BABËZIA E SHEKULLIT!
Artikulli tjetër3-4 SHTRIME NË DITË NË SPITAL TË SËMURËVE MENDOR