Jemi në një kohë kur sezoni verorë është në pikun e tij e natyrisht edhe pushuesit e shumtë që kanë zgjedhur plazhin arrin një numër tepër të madh në plazhet e Shqipërisë.

Si një problematike mjaft e madhe që është vënë re është mungesa e rojave bregdetare e natyrisht edhe në plazhin e Velipojës ku nuk kanë munguar edhe këtë vit rastet tragjike ku kanë humbur edhe jetën.

Pavarësisht se nuk ka vrojtues në të gjithë vijën bregdetare të Velipojës nga sa bëhet me dije në një postim të bërë në profilin e Federatës Shqiptare të Vrojtuesve të Plazhit

rojtarët e tyre kanë arritur të shpëtojnë nga mbytja dy vajza nga Kosova të cilat ndodheshin me pushime në plazhin e Velipojës. Në postimin e tyre ata shkruajnë

“Kanë qënë pikërisht Nikolini me Elsamedin të cilët kanë shpëtuar 2 vajza nga Kosova. Ndërhyrja është bërë në kohë duke parandaluar pasojat për jeten e tyre,

gjithashtu ne morëm informacion në qëndren shëndetsore Velipojë ku na u tha se vajzat jane në gjendje të mirë shëndetesore”.

Vrojtuesit e plazheve trajnohen dhe liçensohen për dhënien e ndihmës së parë. Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave çdo subjekt privat ka detyrim ligjor që të punësoj

një vrojtues në sipërfaqen ku ushtron aktivitetin por jo në të gjithë vijën bregdetare respektohet ky detyrim ligjor.

Këtë vit në plazhet shqiptare kanë humbur jetën përafërsisht 8 persona, nga të cilët 4 në Durrës 1 në Velipojë dhe 3 në bregdetin e jugut.

Artikulli paraprakELSEDITA SELAJ PËRGATITJE PËR NË BOTËRORIN E BOKSIT
Artikulli tjetërHIGJENA, ISHSH ZBARKON NË SHËNGJIN