Rebani Jaupi është komanduar në krye të policisë së Tiranës. Ai do të zëvendësojë në këtë post Kastriot Skënderin, i cili u shkarkua pak ditë më parë pas incidentit që ndodhi te ‘Petro Nini’ në përplasjen mes dy familjeve dhe përmbarimit.

Fillimisht pas lirimit të tij, u komandua Dhimitraq Ziu, ndërsa sot është komanduar Rebani Jaupi, i cili mbante postin e Zv/ drejtorit të Policisë së Shtetit.

Me një karrierë 20-vjeçare në Policinë e Shtetit, Rebani Jaupi ka mbajtur edhe funksione të tjerë në drejtoritë e qarqeve në Durrës, Elbasan dhe në Tiranë.

Drejtuesi i Lartë u komandua në postin e kreut të Policisë së Shtetit në janar të 2018 kur u largua nga detyra Haki Çakos. Përpara se të merrte detyrën e zv/ drejtorit të Policisë së Shtetit, Jaupi mbante postin e drejtorit të krimit ekonomik në DPP.

Ndërkohë që janë firmosur edhe lëvizjet e para në Drejtorinë e Policisë së Tiranës pas komandimit te tij. Ardrit Elmazi nga shef i komisariatit nr. 3 është emëruar te Komisariati nr.6 në vendin e Pal Markut, ndërsa në vendin e tij shkon Robert Losha.

Ndërkohë që shefi i komisariatit nr. 6 Pal Marku emërohet specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Artikulli paraprakRAMA: DO TË PASTROJMË SHËRBIMIN DIPLOMATIK NGA NEPOTIZMI, GATI THIRRJA PËR STUDENTËT EKSELENTË
Artikulli tjetërU VRA KOLEGU, AVOKATËT NË ELBASAN BOJKOTOJNË GJYQET 5 DITË