Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e konsideroi një mesazh mafioz të mazhorancës socialiste për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

“Mesazhi mafioz që Edi Rama i përcolli sot SPAK se nuk mund ta prekë Olta Xhaçkën. Njësoj siç u soll sot me Gjykatën Kushtetuese dhe nesër nëse ata marrin vendime kundër Xhaçkës. Nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në ditën e vdekjes së diktatorit, vdiqën kushtetueshmërinë në vend dhe reformën në drejtësi. Është një ditë e zezë për Shqipërinë. Ne duhet të marrim një vendim nëse duhet t’i drejtohemi më Gjykatës Kushtetuese. Nga sot nuk e kuptoj se për çfarë do të paguhen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese”, theksoi ai midis të tjerash.

Artikulli paraprakKUVENDI NUK ÇON NË KUSHTETUESE MANDATIN E XHAÇKËS
Artikulli tjetërDHUNOHET FIZIKISHT PUNONJËSI I AMA-S, REAGON KRASNIQI