Sot Komisioni i Venecias do të japë vendimin përfundimtar sa i përket zhdekretimit të zgjedhjeve të 30 qershorit nga presidenti Meta në Shqipëri. E ndërsa më herët kishte deklaruar se do të shkonte, kreu i shtetit shqiptar ndërroi mendje duke dërguar këshilltarët e tij. Bledar Dervishaj,

Arben Cici dhe Ilda Zhulali janë tre këshilltarët e Ilir Metës sot në komision, ndërsa ne mbledhje do të marrin pjesë edhe përfaqësues të mazhorancës. ‘Jam më i shqetësuar për kombëtaren dhe Elseid Hysajn, sesa ajo se çfarë do të thotë Venecia ditën e nesërme (sotme), lidhur me vendimin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit” tha Meta mbrëmë.

Pak ditë më parë, Komisioni i Venecias doli me një draft-opinion paraprak, ku shkruhej se kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën me shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, megjithatë theksohej se vendimi për ta shkarkuar i takon Kuvendit dhe më tej e Gjykatës Kushtetuese.

Por Meta reagoi menjëherë duke i kërkuar presidentit të Komisionit të Venecias Giani Buquicchio të reflektojnë mbi projekt-opinionin ku thuhet se presidenti i Republikës ka shkelur kushtetutën, duke thënë se kjo mund të ndikojë negativisht në zgjidhjen e krizës në vend.

Sipas Metës publikimi i tij në këtë kohë ka rindezur edhe njëherë polarizimin politik pikërisht kur palët sipas tij po rivendosnin një urë dialogu. Kreu i shtetit kërkon që shqyrtimi i kësaj çështjeje të marrë vëmendjen më të plotë të të gjithë anëtarëve të

Komisioni të Venecias pasi sipas tij vjen në një kohë kur kriza e rëndë në vend po shkon drejt një zgjidhjeje. Sipas Metës Komisioni i Venecias nuk është në pozitën për t’u shprehur rreth situatës politike në Shqipëri, të cilën sipas tij do mund ta vlerësonte vetëm në rast të njohjes më të plotë të saj.

Artikulli paraprakMERRNI ÇADRËN ME VETE! SI DO TË JETË MOTI DITËN E SOTME
Artikulli tjetërSONTE FINALJA PËRBALLË TURQISË, KUQEZINJTË KËRKOJNË HAKMARRJE, HUMBJA I NXJERR JASHTË GARE