Në tremujorin e dytë 2018, sipas INSTAT, janë evidentuar gjithsej 8.484 vepra penale, duke shënuar një rritje me 1,1 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017.

Numri i grupveprës vrasje me dashje të evidentuara, në tremujorin e dytë 2018, është 13, 6 vrasje më pak, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për grupveprën penale vrasje mbetur në tentativë, në këtë periudhë janë evidentuar 36 vepra, 1 më shumë, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017.

Numri i veprave penale të evidentuara për vjedhje banese, në tremujorin e dytë 2018, është 304, duke shënuar një rritje me 14,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në këtë periudhë janë evidentuar 22 vjedhje duke shpërdoruar detyrën, 7 vjedhje më pak, krahasuar me të njëjtin tremujor të 2017.

Numri i veprave penale të evidentuara për vjedhje mbetur në tentativë, në tremujorin e dytë 2018, është 96, duke shënuar një rënie me 23,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në tremujorin e dytë 2018, janë evidentuar 31 krime me natyrë seksuale, 9 më shumë, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017.

Numri i veprës penale shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, në tremujorin e dytë 2018 është 570,12 vepra më shumë të evidentuara, krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Këto vepra penale përfshijnë edhe qytetin e Shkodrës. Kohët e fundit vëret një rritje e tyre, gjë që e raporton edhe policia vendore e shkodrës në njoftimet zyrtare të saj.

Në tremujorin e dytë 2018, janë evidentuar gjithsej 8.131 autorë të veprave penale, duke shënuar një rritje me 3,5 % krahasuar me tremujorin e dytë 2017.

 

Artikulli paraprakRAMA PREZANTON RRUGËT PËR SHKODRËN
Artikulli tjetërHYRJA E SHKODRËS LARG STANDARDEVE