Vertetimet e papunsise qe iu kerkohen qytetareve per pajisjen me karte shendeti jane kthyer ne nje problem shqetesues per Zyren e Punes Shkoder.

Shqetesimi ngrihet nga vete drejtori i ketij institucioni Dode Mehmetaj. Sipas tij ky sherbim ofrohet vetem per punekerkuesit e papune nderkohe kerkesat jane nga gjithe qytetaret duke arritur deri ne 800 ne dite. Drejtori Mehmetaj thote se keta kerkesa po rrisin numrin e punekerkuesve te papune ne menyre fictive pasi per te marre kete vertetim ata duhet te rregjistrohen patjeter sit e tille. Ky shqetesim I zyres se punes iu eshte percjell edhe institucioneve pergjegjese qe te rishikojne kerkesat per dokumentacionin qe ju kerkojne qytetareve qe deshirojne te pajisen me karten e shendetit shprehet drejtori Mehmetaj, pasi sipas tij kete sherbim nuk e mbulon ky institucion dhe se kaosi qe krijohet eshte I paperballueshem .

Artikulli paraprakDËMSHPËRBLIMET, DRANGU: KËTË VIT ASNJË KËST PËR TË PËRNDJEKURIT
Artikulli tjetërMATURA SHTETËRORE, ZHVILLOHET PROVIMI I MATEMATIKËS