Vesh fanellën e Barcelonës e Realit, apo ato tekombëtareve të Francës, Spanjës, Gjermanisë, Anglisë dhe SHBA-së,ISIS të dënon me 80 fishkullime

Urrejtja e ISIS për futbollin s’është e panjohur, por tashmë janë ndërmarrë masa konkretë për të gjithë ndjekësit e këtij sporti. ISIS ka bërë të ditur se ndalon në mënyrë kategorike që të vishen fanellat e klubeve me markën Nike dhe Adidas, në të kundërt tifozët do të dënohen me 80 goditje me kamxhik. Kujtdo që do të rrezikojë të veshë fanellën e kombëtareve të Francës, Spanjës, Gjermanisë, Anglisë dhe SHBA-së, do t’i duhet të përballjet me dënimin e ashpër. I njëjti ndëshkim vlen edhe për ata që veshin fanellat e Barcelonës, Milanit, Real Madritit, Chelseas apo Manchester United. Në deklaratën e Shtetit Islamik dënim sjell edhe veshja e fanellave të hershme të Ronaldos dhe Messit, ato me numër 9 dhe 19.

Artikulli paraprakDHUNOHET NJE AGJENT ANTIDROGE NE AUTOBUZ
Artikulli tjetërSHBA:CLINTON DHE TRUMP,DEBATI I PARE I KANDIDATEVE PRESIDENCIALE