Mëngjesi ka qenë i trishtë këtë të martë në shkollën 9 vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër. Me lule në duar e dhimbje në shpirt, nxënësit i janë drejtuar sot shkollës për të kujtuar dy bashkëmoshataret e tyre që humbën jetën tragjikisht pasi nëna Alma Arrazi u vetëmbyt në lumin Bunë bashkë me 3 fëmijët.

Një prej bankave të klasës së dytë është bosh. Aty duhej të ishin ulur dy vajzat, Ergesa 9 vjeçe dhe Gresa 8 vjeçe. Mësuesit i përshkruajnë si dy nxënëset shembullore që rrezatonin vetëm mirësi.

Prindërit nuk kanë fjalë të flasin për këtë tragjedi, pasi dhimbja është e madhe për të gjithë.

“Është një fatkeqësi, s’kam fjalë. Gjëra të tilla mos me ndodh kurrë. Shumë e dhimbshme, ngushëllime familjarëve. Vajza është e vogël për t’i kuptuar këto gjëra, u desh t’i anashkaloja disa gjëra.”

“Vajza i ka pasur në klasë të dyja vajzat. Ishte shumë e vështirë, vajzës i thashë keni humbur dy shoqe sepse mami i la në Shirokë. Nuk mund t’ja shpjegoja ndryshe.

Jam pa fjalë”, shprehen prindërit.

Dy vajzat humbën jetën tragjikisht, pasi nëna e tyre u vetëhodh në lumin Bunë të Shkodrës bashkë me 3 fëmijët më 2 maj. Deri më tani janë gjetur trupat e dy vajzave, më e madhja u përcoll dje në banesën e fundit. Kërkimet vijojnë në lumin Buna për trupin e nënës Alma Arrazi dhe djalit 3 vjeç. Nëna Arrazi e mori vendimin ekstrem pas dhunës psikologjike dhe tradhtisë nga i shoqi, Erdys Arrazi i cili tashmë është vënë në pranga.

Artikulli paraprakTEMPERATURA DERI NË 28 GRADË CELSIUS, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërAKUZOHET SE SHKAKTOI VETËVRASJEN E BASHKËSHORTES DHE TRE FËMIJËVE, SOT JEPET MASA E SIGURISË PËR ERDGYS ARRAZIN