Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit. Në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale D.K.

Policia thotë se “arrestimi i tij u bë pasi, paraditen e sotme është paraqitur në Spitalin Rajonal Berat për ndihmë mjekësore e vetëhelmuar me pesticide, shtetasja A.Ç, 17 vjeçe, banuese në Berat, e cila u dërgua për ndihmë të specializuar në QSUT”.

Nga hetimet e policisë, rezulton se shtetasi i mësipërm e ka përndjekur prej disa ditësh me mesazhe telefonike.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Përndjekja”.

Artikulli paraprakVLLAZNIA SHPALLET KAMPIONE E SHQIPËRISË NE VOLEJBOLL PER TE REJA
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT 6 MAJ