Këngëtarja Arilena Ara ka zgjedhur sheshin “Skënderbej” për të prezantuar albumin e saj “Pop Art”, në një superkoncert që ka ndezur mbrëmjen e sotme kryeqytetin. Krahas këngëve të albumit, ka patur një moment kulminant sa i përket emocioneve, që përveç të gjithë atyre që e ndiqnin ‘live’, ka përlotur edhe vetë Arilenën.

Për herë të parë, ajo prezantoi para të gjithëve, një duet me Ergi Dinin, këngëtarin që është ndarë nga jeta, disa vite më parë, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Kënga është cover i “Beneath your beautiful”, i artistëve Labirinth dhe Emili Sande.

Arilena dhe Ergi, të dy ish-fitues të X Factor, e kishin regjistruar këtë cover, në studion e Fabian Bashës, para se Ergi të ndahej nga jeta, por nuk ishte publikuar deri më sot.

“Duartrokitjet me të forta që ka degjuar ndonjeherë sheshi Skënderbej vetëm për ty Ergi Dini”, tha Arilena e përlotur, në momentim më emocionues nga koncerti.

Artikulli paraprak(VIDEO) SKENË SI NËPËR FILMA NË LEZHË, TRE PERSONA TË ARMATOSUR MËSYJNË NË LOKAL, I AFROHEN DISA TË RINJVE DHE…
Artikulli tjetërPAKISTANI MIRATON KASTRIMIN KIMIK PËR PËRDHUNUESIT