Një plagosje me armë zjarri mësohet se ka ndodhur në qytetin e Peqinit. Një adoleshent i moshës 15-vjecare është plagosur me një plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Adoleshenti i është nënshtruar menjëherë një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Njoftimi i plotë:Informacion paraprak
Në fshatin Bicaj, Peqin, në banesën e tij shtetasi G.B., rreth 15 vjeç, nga pakujdesia është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë i cili është transportuar menjeherë në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin ngjarjes.

Artikulli paraprakAKSIDENT I RËNDË ME MOTOR, I RIU TRANSPORTOHET DREJT TIRANËS
Artikulli tjetërNDAHET NGA JETA AKTORI SHKODRAN SULEJMAN DIBRA