Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë 4 shtetas mes të cilëve edhe shtetasin Bledar Ahmetaj, i vetëplagosur me armë zjarri pistoletë.

Tre shtetasit e tjerë përveç të vetëplagosurit janë arrestuar pasi dyshohen për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Policia vendore përmes një komunikate për shtyp bën me dije se mbrëmjen e së dielës rreth orës 20:00 në spitalin rajonal të Shkodrës është dërguar një person i plagosur me armë zjarri.

Pas informacionit policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes në një lokal pas teatrit “Migjeni”. Sipas policisë nga veprimet e kryera brenda lokalit ku ka ndodhur vetëplagosja rezulton se shtetasi Bledar Ahmetaj ka qëlluar vetem me armë zjarri pistoletë duke u plagosur në dorën e majtë në gishtin tregues.

Leje e armëve luftarake dhe municionit” ka arrestuar edhe shtetasit Emiljano Curri, 31 vjeç, Eser Bushati 20 vjeç të akuzuar për “deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore si dhe është arrestuar edhe Artur Bandula 41 vjeç i akuzuar për “mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Policia bën të ditur gjithashtu se është bërë kqyrja e vendit të ngjarjes dhe janë gjetur në cilësinë e provës materiale disa sende që rezultojnë të kenë lidhje me ngjarjen. I vetëplagosuri Bledar Ahmetaj ka mohuar se ai është plagosur me armë zjarri kur është marrë në pyetje duke thënë se në mënyrë të pavullnetshme është prerë me thikë në gishtin e tij. Në vendnin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë armë zjarri dhe plumb apo gëzhoja.

Policia dyshon se në lojë e sipër 38 vjeçari ka plagosur vehten e tij, pistë e cila është mohuar nga ai vetë dhe 3 shtetasit e tjerë që u arrestuan. Policia vijon hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen ndërsa materialet për këtë çështje i kanë kaluar prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 10.04.2017
Artikulli tjetërZGJEDHJET “BLLOKOHEN” ME PROTESTË; OPOZITA: MË 7 MAJ, TUBIM KOMBËTAR NË KAVAJË