Hysen Zmijani, ish futbollisti i Vllaznisë, kombëtares shqiptare dhe disa ekipeve në Francë Gjermani dhe Arabinë Saudite mbushi 60-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë, veteranët e Vllaznisë, Flamurtarit dhe Tiranës zhvilluan ndeshje miqësore në stadiumin “Loro Boriçi”. Emra të rëndësishëm të futbollit shqiptar e cilësojnë Zmijanin si prej lojtarëve modern.

Vetë Zmijani në 60 vjetorin e lindjes kujton me nostalgji vitet e futbollit.

I lindur në Shkodër në vitin 1963, Hysen Zmijani mbetet një prej emrave të shquar të futbollit shqiptar. Ai ka luajtur në Shqipëri, Francë, Arabi Saudite dhe Gjermani.

Artikulli paraprak“EPITAFI I PERIKLIUT” SHFAQJE NGA NXËNËSIT
Artikulli tjetërSPAHIA: SHKODRANËT NUK MASHTROHEN NGA SKEMAT 3D