Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj do të jetë sot përballë Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit për tiu nënshtruar procesit të vetingut.

Seanca dëgjimore do të mbahet në orën 12:00.

Seancat e Vettingut në polici nisën zyrtarisht në 5 nëntor, ku i pari që doli para komisionit ishte Oltion Shehu, shef i ankesave në Tiranë, i cili u përjashtua nga policia, ndërsa i dyti Adriatik Ago, zëvendës drejtor i SHÇBA-së, u konfirmua në detyrë.

Ndërkohë Ernest Dimashi me funksion drejtor i teknologjisë së informacionit në policinë e shtetit u largua nga detyra me dorëheqje pak javë para se të niste vetingu.

Artikulli paraprakTËRMETI I 26 NËNTORIT, ZYRTARJA AMERIKANE: SHQIPËRI-SHBA BASHKË NË KOHË TË VËSHTIRA
Artikulli tjetërRAMA PRET PËRFAQËSUESIT E UNIONEVE SHQIPTARE MUSLIMANE NË EUROPË: BASHKËPUNIM KONKRET NË FUNKSION TË RINDËRTIMIT