Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po zhvillon seancën dëgjimore ndaj Ahmet Jangullit, gjyqtar në Gjykatën Administrative Shkodër dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Trupi gjykues përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Valbona Sanxhaktari.

I pranishëm në seancë është vetë gjyqtari, pa avokat. Rivlerësimi i gjyqtarit është bërë për të tre kriteret: Pasuria, integriteti i figurës dhe aftësia profesionale.

Gjyqtari fshehu pasurinë

Relatorja Brunilda Bekteshi tha se gjyqtari Ahmet Jangulli ka në pronësi tokë bujqësore 2181 m2, apartament 61 m2 në Bulqizë.

Sipas relatores, ILDKPI ka konstatuar se gjyqtari ka kryer fshehje të pasurisë dhe mungesë të ligjshme financiare.

Për këtë KPK ka kryer një hetim të thelluar.

Relatorja Bekteshi tha se gjyqtari makinën e parë e bleu 570 mijë lekë dhe e shkëmbeu me një tjetër 1 milion lekë.

“Hetimet tregojnë se subjekti në atë kohë nuk i kishte burimet financiare që ta blente automjetin.Ka dhënë fillimisht 8 mln lekë shtetasit E.T, huadhënie pa interes. Më pas 4 mln lekë shtetasit A.R po pa interes.

Të ardhurat e deklaruara nga subjekti dhe ato që kanë institucionet janë të ndryshme. Përfshirë këtu dhe aktivitetin noteri të bashkëshortes. Gruaja e subjektit me profesion notere s’ka treguar kredinë e marrë në bankë në vitin 2014 me vlerën 7 000 mijë lekë”tha relatorja.

Artikulli paraprakSHUMA MARRAMENDËSE QË I ATI I LA DONALD TRUMP-IT KUR ISHTE 3 VJEÇ
Artikulli tjetër“UROJ T’JU NDODHË AJO QË MË KA NDODHUR MUA”, XHISIELA MESAZH PËR SHOQET: TANI U NJOHËN NJERËZIT