Procesi i vettingut tashmë po hyn në një fazë më të përshpejtuar. Të hënën para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të dalë edhe gjyqtarja e tretë e Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj , ndërsa të premten pritet vendimi për prokuroren e Apelit Shkodër Besa Nikëhasani.

Deri më tani Kontrollin e ka kaluar me sukses vetëm anëtarja e Gjykates Kushtetuese Vitore Tusha, ndërsa janë rrëzuar anëtari tjetër i kësaj gjykate Fatos Lulo dhe gjyqtari i Apelit në Durrës Besim Treshnjeva.

Pikërisht reforma në drejtësi dhe rezultatet konkrete do të jetë një nga pikat më të rëndësishme në negociatat e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Madje në raportin për marrjen e rekomandimit pozitiv në çeljen e negociatave kërkohet një raport konkret në muajin qershor.

Tashmë me procedurë të përshpejtuar kontrolli ka nisur për rreth 70 gjyqtarë e prokurorë që janë kryesisht anëtarët e gjykatës së lartë kushtetuese si dhe gjyqtarë dhe prokurore që kandidojnë në këshillin e lartë të prokurorisë dhe këshillin e lartë gjyqësor.

Por megjithëse ka nisur të zbatohet, vonesat në procesin e vettingut të gjyqësorit kanë bërë që shumë institucione që duhet të krijohen në sistemin e ri të drejtësisë reforme, nuk janë konstituuar, ende ndërsa institucionet ekzistuese vijojnë të funksionojnë me kompetenca të cunguara.

Deri tani Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kaluar në sitë tre gjyqtar dhe një prokuror ndërkohë që në pritje janë afro 800 gjyqtarë dhe prokurorë në të gjithë vendin. teksa po ashtu janë larguar nga sistemi 16 gjyqtarë e prokurorë.

Artikulli paraprakSHQIPTARËT, AZILKËRKUESIT MË TË MËDHENJ
Artikulli tjetërNË KËRKIM NDËRKOMBËTAR PËR PËRDHUNIM DHE GRABITJE, ARRESTOHET