Agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters”, ka raportuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me ligjin për Vettingun.

Reuters shkruan se ky vendim i hap rrugë zbatimit të legjislacionit që kërkon Bashkimi Europian para fillimit të bisedimeve për anëtarësim me Tiranën. “Nëse verifikimi i gjyqtarëve dhe rishikimi i gjyqësorit do të prodhojë rezultat gjatë vitit të ardhshëm, atëherë Komisioni Evropian do të mund të sinjalizojë në çdo kohë pëlqimin e vet për shtetet anëtare të BE-së dhe t’i këshillojë ata se Shqipëria është gati për bisedimet e aderimit”. Reuters shkruan gjithashtu se “BE-ja dëshiron që gjyqësori në shtetin ish-komunist të Ballkanit të bëhet vërtet i pavarur, i aftë për të luftuar korrupsionin endemik dhe krimin e organizuar, si dhe për t’i dhënë fund mosndëshkimit të politikanëve” Në artikull kushtuar vendimit të Kushtetueses për ligjin e vettingut, agjencia ndëkombëtare shkruan edhe për pretendimet e opozitës. Reuters përmend edhe një sondazh në të cilin 91% e shqiptarëve mendojnë se gjyqësori në vendin tonë është i korruptuar.

Artikulli paraprakTRAFIK TRAKTORËSH NGA ITALIA NË SHQIPËRI ME VLERË 3 MLN EURO
Artikulli tjetërBEOGRADI KUNDËR “SERBËVE TË MUSTAFËS”