Vettingu :Zgjidhet kryetarja e Kolegjit të posaçëm të Apelimit

Është zgjedhur sot edhe kryegjyqëtarja e Shqipërisë, me reformën e re të drejtësisë dhe vettingun. Sot është zgjedhur Kryetarja e Kolegjit të Apelimit, Natasha Mulaj. Ajo është zgjedhur me votim në prani dhe me monitorim e vëzhguesve ndërkombëtarë. Natasha Mulaj është anëtare e Kolegjit të Apelimit. Në Kolegjin e Apelimit kanë votuar për kryetaren 7 anëtarët e tij. Në votim kanë marrë pjesë Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo, Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Rezarta Schultz. Këtë e ka konfirmuar me një postim edhe në Twitter, Genoveva Ruiz Calavera, Drejtore e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për reformën në drejtësi.

Artikulli paraprakPAS DIVORCIT, BURRI NGA TURQIA MESAZH KËRCËNUES ISH BASHKËSHORTES SHQIPTARE
Artikulli tjetërARBITRI SHKODRAN KA DY FJALË PË VLLAZNIN DHE ISH KAPITENIN SHTUBINA