Mjaftojnë pak minuta vëzhgim në disa nga rrugët kryesore në Shkodër dhe nuk mungojnë shkeljet e shumta që kryejnë drejtuesit e mjeteve
Kamera e Star Plus monitoroi për pak minuta aksin Shkodër-Lezhë dhe konstatoi disa shkelje të drejtuesve të mjeteve

Veprimeve të papërgjegjshme të drejtuesve të mjeteve, thjesht për të shmangur disa metra më shumë të përshkuara me makinë, u shtohen edhe këto lloj nyjesh lidhëse të rrugëve dytësore me autostradën, të cilat teknikisht janë të papranueshme për mënyrën se si janë projektuar, duke sjellë rrezik konstant për aksidente.

Ashtu sikurse automjetet e policisë qëndrojnë nëpër rrugët e qytetit ashtu duhet që të jenë të pranishme edhe në rrugët nacionale ku gjatë një vëzhgimi të shkurtër ranë sy mungesa e patrullave të policisë. Rruga Shkodër- Hani I Hotit është një aks tepër I frikshëm ku vetëm një ditë më parë parakalimi I gabuar solli një bilanc me tre të plagosur

Artikulli paraprakRAPORTI, SHQIPËRIA NDOT ME PLASTIKË MESDHEUN
Artikulli tjetërSHKODËR, SHKARKOHET KREU I GJYKATËS APELIT FUAT VJERDHA