Mbresa të veçanta me sa duket ka lënë zyra e kryeministrit shqiptar tek kryeministri holandez Mark Rutte. Kryeministri Edi Rama i ka bërë një guidë homologut të tij në zyrën e tij, vendin ku punon, duke i treguar me detaje gjithçka.

Një bust i Lincoln që lexon “Twitter”- in e Donald Trump, pikturat e tij karakteristike, kravatat me piktura, mobilimi, portreti i Ismail Qemalit, një letër nga Papa Francesku etj, ishin disa nga gjërat që i tërhoqën më shumë vëmendjen kryeministrit të Holandës që nuk e ka fshehur kënaqësinë, teksa i ka shprehur Ramës dhe mendimin e tij se është i veçantë.

Videoja e kësaj guide është publikuar nga Rama në Instagram, ku shkruan se zyra e kryeministrit holandez është më e veçanta që ka parë dhe ndaj priste t’i kthente nderin e mikpritjes miqësore në Tiranë.

“Zyra e Kryeministrit holandez në Hagë është më e veçanta që kam parë dhe prej kohësh prisja t’i ktheja në Tiranë nderin e mikpritjes miqësore që më rezervoi🇦🇱😍🇳🇱”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakYURI KIM GAZETARES ANILA HOXHA: SHBA NUK DO TA NJOHË PD NËSE ATË E MERR BERISHA!
Artikulli tjetërSËRISH NUMËR I LARTË NGA COVID-19/ MINISTRIA E SHËNDETËSISË JEP SHIFRAT