Vllaznia në futboll për femra është shpallur kampione e Shqipërisë për të 8-ën herë me radhë. Vajzat kuqeblu fituan 7-2 ndeshjen e fundit në Shkodër ndaj Juban Danja për t’i lënë vend më pas festës. Protagonistët shprehën të lumtur për këtë sukses.

Një emocion i veçantë është për portieren Ardjola Raxhimi e cila në tribunë kishte djalin e saj 4 muajsh.

Vllaznia në futboll për femra tashmë do të luaj edhe në finalen e Kupës së Shqipërisë ku pretendon fitimin e këtij trofeu ndërsa më pas do të bëhet gati për pjesëmarrjen në Kupat e Europës ku synon një paraqitje dinjitoze.

 

Artikulli paraprakCOVID19/ MINISTRIA E SHËNDETËSISË NXJERR SHIFRAT: 2 HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT, 131 TË SHËRUAR DHE 33 RASTE TË REJA
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 24.05.2021