Matt Wright është një dashamirës i zvarranikëve, e sidomos gjarpërinjve. Ai ka famë të gjerë në Australi dhe për shkak të emisionit që drejton ‘National Geographic’. Sidoqoftë, eksperti i zvarranikëve akuzohet se rrezikoi sigurinë e të birit, pasi e filmoi atë duke luajtur me një gjarpër të madh.

“Të mësosh punën”, shkruhet krahas videos në fjalë, e cila u publikua në Instagram nga vetë Matt. Videoja tregon djalin 2-vjeçar që tërheq bishtin e një gjarpri të quajtur “Python Olive”, që konsiderohet si gjarpri i dytë më i madh i Australisë me një gjatësi maksimale mbi 3 metra. Në një moment, zvarraniku i madh përpiqet të mbështillet rreth një shtylle druri, duke bërë që babai të nxisë djalin e tij që ta “tërheqë atë”.

Videoja i ndau shikuesit më dysh. Një pjesë e tyre akuzojnë prezantuesin televiziv për vënien në rrezik të jetës së 2-vjeçarit. Ndërsa të tjerë vlerësojnë faktin që Matt mëson vogëlushin të mos ketë frikë dhe të respektojë kafshët e egra.

Artikulli paraprakPOLICIA NUK GJEN ADRIATIK LLALLËN, JA CILI ËSHTË VENDIMI I SPAK…
Artikulli tjetërTINA TURNER SHET 60 VJET MUZIKË