Rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme në fshatin Mengël të Elbasanit, janë grabitur në banesën e një biznesmeni rreth 30 milionë lekë të vjetra.

Shtëpia dy katëshe është në pronësi të Kastriot Pukës, ku kati i dytë shërben për banim, ndërsa kati i parë është restorant ku familja edhe punonte. Në momentin e vjedhjes nuk ka qenë i pranishëm asnjë person.

Autorët dyshohet të kenë qenë tre persona dhe të maskuar. Kanë mundur të hyjnë në dhomën ku pronari i shtëpisë mbante në një kasafortë të ardhurat nga biznesi dhe të marrin me vete kasafortën me para.

Policia ka sekuestruar pamjet filmike dhe ka nisur punën për mbledhjen e provave.

Dyshimet e para të policisë janë tek persona që kanë njohje me familjen pasi gjithçka ka ndodhur brenda pak minutave dhe autorët kanë pasur dijeni të saktë në lidhje me vendin ku ishin vendosur paratë

duke mos kontrolluar në asnjë nga dhomat e tjera të katit të dytë,por duke shkuar menjëherë tek dhoma ku ishte kasaforta.

Artikulli paraprakTRAGETI I LINJËS BRINDISI-VLORË SËRISH ME VONESË, SHKAK MOTI I KEQ
Artikulli tjetërNDAHET NGA JETA PUBLICISTI ARBEN XOXA