Vidhet ‘lloto’ në Tiranë, hajdutët marrin 1 milion lekë dhe skedinat fituese

Përveç parave, hajdutët që vodhën një pikë bastesh sportive në kryeqytet, morën edhe skedinat fituese. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës duke u gdhirë e enjte, në “Euro-lloton”, në rrugën “Frederik Shiroka”, te 21 Dhjetori, biznes në pronësi të V.G., 50 vjeç. Burime nga policia bëjnë me dije se, në pikën e basteve janë marrë 1 milion lekë të vjetra dhe disa bileta fituese të datës 12 Prill. Autorët janë ende të lirë, ndërsa policia njofton se punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Artikulli paraprakZHVILLOHET NE SHKODER PROÇESIONI I UDHES SE KRYQIT
Artikulli tjetërLE PEN SULMON ATIN E SHENJTË: PËR EMIGRANTËT PËRGJIGJEN POLITIKANËT, JO PAPA