Vidhet për të 17 herë biznesmeni

Një rast vjedhje është shënuar natën e kaluar në Sarandë, ndërsa pre ka rënë një biznes fruta-perimesh. Ngjarja në fjalë u regjistrua në lagjen nr 4 të qytetit bregdetar. Vjedhja është denoncuar nga pronari i biznesit, ndërsa raportoi se ky është rasti i 17-të qe ai bie pre e hajduteve. Sarandaweb shkruan se vetëm disa javë më parë ai kishte arritur t’i zbulonte vetë hajdutët, të cilët kishin arritur të merrnin vetëm disa thasë me patate dhe domate. Gjate vjedhjes se natës së kaluar hajdutët kanë marrë rreth 400 mijë lekë të vjetra, të cilat ishin në monedha metalike. Gjithashtu ata kanë vjedhur edhe një laptop të vlerës rreth 500 euro. Sakaq, Policia nga ana e saj ka kryer veprimet hetimore pas denoncimit të rastit të vjedhjes.

Artikulli paraprakHAKMARRJET E BANDAVE SHQIPTARE NDAJ RIVALËVE PËR TREGUN E DROGËS NË BRITANI
Artikulli tjetërSKËNDERBEU NUK “FAL” VLLAZNINË FITON 2-0