Vodhën në apartamentet e tre provincave italiane, ndaj përfunduan në pranga dy shqiptarë, njoftuan mediat italiane sot.

Karabinierët e Padovës përfunduan një hetim që çoi në identifikimin e dy shqiptarëve si përgjegjësit e një sërë vjedhjesh që kanë ndodhur në apartamente në provincat e Padovës, Viçencës dhe Trevisos.

Keqbërësit në javët e fundit ishin protagonistë të disa episodeve dhe kanë vepruar në mënyrë të paskrupullt në prani të viktimave brenda në shtëpi.

Policët e rajonit të Çitadelës të koordinuar nga prokurori i provincës së Padovës, Benedetto Roberti, kanë identifikuar subjektet dhe kryeen operacionin për arrestimin pasi kuptuan skemën se si vepronin dy grabitësit.

Artikulli paraprakAKUZOHEN SE VODHËN 14 DYQANE, DY NË PRANGA E DY NË KËRKIM
Artikulli tjetërPLAGOSJA ME THIKË,ARRESTOHET NJË 20-VJEÇAR SI AUTOR I SULMIT