Strukturat e verifikim matjes dhe të Task Forcës në OSHEE Shkodër, ne vijim të kontrolleve tek abonentët debitorë, të cilët pas ndërprerjes së energjisë, e rilidhin në kundërshtim të plotë me ligjin kane kapur mat 14 abonente.

“Jane 14 abonentë të proceduar penalisht tek organet e hetimit dhe krimit ekonomik, për vjedhje të energjisë elektrike dhe mos respektim te kontratës me OSHEE”- njofton OSHEE. Mesohet se mes tyre ka edhe abonentë privatë, ndaj të cilëve u morën masat e nevojshme ligjore.

Këta abonentë, jane kryesisht nga rrethi i Shkodrës. OSHEE apelon abonentët debitorë, pa asnjë dallim, te gjejnë zgjidhje ligjore duke ju drejtuar Kujdesit ndaj Klientit dhe të lidhin aktmarrëveshje me këste lehtësuese”- njofton OSHEE.

Sipas saj, kjo është forma e respektimit dhe zbatimit të ligjit, dhe jo vjedhja me linja të dyta, rilidhjet apo cënimi i matësit.

Artikulli paraprakDEGRADIMI I LIQENIT TË SHKODRËS
Artikulli tjetërI FTOHTI, RRITET RREZIKU NGA GJUETIA E JASHTËLIGJSHME